Lajme

Shefi i NATO-s thotë se Rusia s’po heq dorë nga sulmi mbi Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 05 April 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ajo që ne shohim tani është një brutalitet në përmasat e luftës që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe sigurisht që shkakton vuajtje për popullin ukrainas. Por, është gjithashtu e rrezikshme për të gjithë ne. Dhe ne shohim natyrën e luftës së presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu mungesën e respektit të tij për të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë ai në një konferencë për media në Bruksel.

-Advertisement-

Stoltenberg shtoi se Moska nuk po heq dorë nga sulmi mbi Ukrainën, por do të përpiqet të ripërqendrohet në marrjen e plotë të rajonit të Donbasit në javët e ardhshme, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera