Lajme

Shefi i NATO-s Mark Rutte: Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqe

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 03 December 2024

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

Duke folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Rutte tha se Putin “po ushtron presion, duke u përpjekur të marrë më shumë territor sepse ai mendon se mund të thyejë vendosmërinë e Ukrainës”.

“Ukraina po hyn në një dimër tjetër vendimtar. Dhe agresioni i Rusisë nuk tregon asnjë shenjë pakësimi. Përkundrazi, Putini po intensifikon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura”, shtoi ai.

-Advertisement-

Sipas tij, Putin e përdor Ukrainën si një “sprovë për raketa eksperimentale dhe vendos ushtarë të Koresë së Veriut në këtë luftë të paligjshme”, transmeton Anadolu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera