Lajme

Shefi i kuzhinës që i shërbeu Mbretëreshës Elizabetë rrëfen për përvojën e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 09 September 2022

Shefi i kuzhinës, Ismet Shehu, ka folur për takimin që e kishte pasur me Mbretëreshën Elizabetë II.

Ai këtë e ka përmendur gjatë një interviste të tij në Euroneës Albania, ku edhe foli për ndjesinë që e kishte pasur nga ai takim.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës” ka thënë Shehu.

-Advertisement-

“Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria jua’”.

“Kisha shumë emocion. Mbaj mend çdo moment të asaj dite, pati edhe zili nga studentë të tjerë pse një shqiptar shkon të shërbejë për mbretëreshën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera