Lajme

Shefi i FMN-së tërheqë vërejtjen për Veteranët

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 16 October 2018

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Vermeulen, ka folur për rastin e veteranëve të luftës.

Vermeulen ka thënë se duhet të ndodhë riklasifikimi i veteranëve, madje ai ka theksuar se kjo punë është dashur të bëhej shumë më herët.

“Ky proces i riklasifikimit të veteranëve sipas kohës së shërbimit të tyre dhe duke rregulluar pensionet në përputhje me këtë shërbim, sikurse duke ndalur dhe kthyer pagesat për pensione nga ata që nuk kanë kërkuar këto benefite në mënyrë legjitime, ishte dashur të mbaronte tashmë për të siguruar që shpenzimet totale të mos tejkalonin 0.7 për qind të Bruto produktit Vendor, siç parashihej me ligj”, ka thënë shefi i FMN-së.

-Advertisement-

Ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka shtuar se për fat të keq ky proces akoma nuk është iniciuar.

“Si rezultat, këtë vit shpenzimet për pensionet e veteranëve të luftës pritet të tejkalojnë 0.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo është baras me më shumë se 30 milionë euro të cilat do të mund të përdoreshin për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe edukimit”, ka thënë ai. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera