Shefi i EULEX’it: Nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për kryerësit e dhunës kushdo qofshin ata

Autori: Gazeta inFokus
20:39 | 25 June 2023
Lars-Gunnar Wigemark, shef i Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka thënë se nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për kryerësit e dhunës kushdo qofshin ata, duke iu referuar arrestimeve të fundit të disa serbëve në Kosovë si të dyshuar për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, Policisë së Kosovës e punonjëseve të mediave.
Gjatë një interviste për Albanian Post, shefi i EULEX’it në Kosovë, thotë se edhe të arrestuarit i kanë të drejtat e tyre themelore. Rrjedhimisht, ka kërkuar që Policia e Kosovës të punojë më shumë me gjyqësorin.
Është zotuar se EULEX’i do t’i monitorojë të gjitha rastet e arrestimeve të fundit, ato që institucionet e Kosovës i cilësojnë si luftë kundër krimit të organizuar.
“Të jem i qartë këtu: nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për kryerësit e dhunës kushdo qofshin ata. Sistemi i drejtësisë duhet t’i trajtojë këto raste në mënyrë profesionale dhe të paanshme duke respektuar të drejtat themelore të të akuzuarve apo të dyshuarve për kryerjen e akteve të dhunshme pavarësisht përkatësisë etnike të tyre. Dhe EULEX-i do të jetë aty për të monitoruar se si ato raste trajtohen nga institucionet e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.
Për më tepër, Lars-Gunnar Wigemark, ka shpërfaqur gjendjen në Veri të Kosovës. Ka thënë se ka grupe të armatosura, si dhe rritje të rasteve të dhunës.
Por, kjo situatë nuk duhet të normalizohet – beson se duhet të mbahen zgjedhjet në Veri, pasi votimet e prillit i cilëson si “pjesshme”.
Për t’u zgjidhur çështja, pra de-eskalohet situata e tensionuar, shefi i EULEX’it kërkon që tavolina e Brukselit të jetë ajo ku Kosova dhe Serbia i “përplasin” dallimet.
“Situata aktuale në Kosovën veriore nuk mund të bëhet normaliteti i ri. Duhet të ketë de-eskalim të menjëhershëm, zgjedhjet e reja në veri duhet të mbahen sa më parë që është e mundur dhe me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Një zgjidhje afatgjate mund të gjendet vetëm përmes dialogut të fasilituar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është parësore për Kosovën, Serbinë, për rajonin dhe për BE-në”, ka thënë ai.
Ka disa javë që në Veri të Kosovës vazhdo gjendja e tensionuar, pasi protestuesit serbë që shpesh herë janë shfaqur si grupe të dhunshme po kundërshtojnë prezencën e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave veriore.
Lista Serbe i kishte bojkotuar zgjedhjet e prillit, pasi në vitin 2022 ata ishin larguar nga institucionet me arsyetim se ”Prishtina po i persekuton”.
Që nga ajo koha, kima e pasurisë në Veri është rritur dhe trupat ndërkombëtare paqeruajtëse janë shtuar.
Këta të fundit u sulmuan nga protestuesit e dhunshëm në Veri, akt që mori dënim deklarativ nga Bashkimi Evropian – e në këta rast Kosova thotë se “po i arreston pikërisht sulmuesit e KFOR’it, Policisë së Kosovës dhe nëpunësit e mediave”.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...