Lajme

Shefi i EULEX-it takohet me Abdixhikun, folin për situatën aktuale dhe sundimin e ligjit

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 07 September 2023

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka folur sot për takimin që e ka pasur me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ai shkroi që diskutuan për situatën aktuale në vend dhe për çështjet e sundimit të ligjit.

“Pas aktiviteteve më të gjera të komunikimit me palët e rëndësishme të interesit, pata një shkëmbim interesant pikëpamjesh me presidentin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me të cilin diskutuam mbi situatën aktuale, sigurinë dhe problemet e sundimit të ligjit në kuadër të përpjekjeve të EULEX-it për të mbështetur sundimin e ligjit”, ka shkruar Barbano në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera