Shefi i EULEX-it paralajmëron përshkallëzim në Veri: Situata vazhdon të mbetet e tensionuar
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 08 February 2023
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Ginnar Wigemark ka theksuar se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar, teksa është shprehur i shqetësuar.
“Situata e fundit në veri ishte kriza më serioze me të cilën është përballur Kosova në dekadën e fundit. Kishte një konflikt të tensionuar me barrikadat”, ka deklaruar Wigemark.
Ai ka paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet lehtësisht, pasi është e paqëndrueshme.
“Rreth 130 policë nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit i njohur si EULEX dhe rreth 160 policë shqiptarë mbikëqyrin sigurinë në zonë, duke përfshirë patrullimet në këmbë pasi të gjithë përfaqësuesit entikë serbë dhanë dorëheqje nga postet e tyre në nëntor. Mendoj se është e rëndësishme të mos e ulim vigjilencën dhe mos të besojmë se kriza ka kaluar. Mund të përshkallëzohet lehtësisht. Këtë e dimë të gjithë prandaj po e ndjekim me shumë vëmendje situatën në terren. Ende ka një vakum sigurie në veri të Kosovës”, ka potencuar Wigemark.
Shefi i EULEX ka shtuar se është trefishuar prania e tyre, pasi serbët në veri nuk i besojnë Policisë së Kosovës.
Ai theksoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të inkurajohen që të bëjnë më të mirën për ta zgjidhur situatën.
“Unë mendoj se është thelbësore edhe për Kosovën edhe për Serbinë që të ecin përpara në aspektin e integrimit evropian, i cili është i nevojshëm tani më shumë se kurrë, kur shohim se çfarë po ndodh në pjesët e tjera të Evropës, shohim se mund të sjellë destabilitet dhe përçarje”.
Të tjera
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...
-
Kurti: Me Serbinë kemi probleme se nuk po na e njohin pavarësinë dhe s’po i pranojnë kri*met e kryera nga Millosheviqi
Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka m...
-
Çun Lajçi tregon përse shkoi në vizitë në shtëpinë e Sali Berishës i cili gjendet në arrest shtëpiak
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka thyer sërish masën e arrestit shtëpiak. ...
-
Mitrovicë: Një person u gjet i shtrirë në trotuar, mjeku në spital konstaton vdékjen
Është raportuar se një person është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në...
-
BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin
BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin Bashkësia Islame e K...
-
Paralajmërimi i Trump: Dënimi me burg nuk do të pranohet nga mbështetësit e mi
Ish-presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se një dënim me burg mund t...
-
Nis takimi bilateral mes Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë
Ka nisur takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe mini...
-
Votime historike në Meksikë, pritet ta marrë karrigen presidentja e parë grua
Meksikanët u drejtuan drejt qendrave të votimit këtë të dielë për të votuar n...
-
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet sot në objektin e Qeverisë, marrin pjesë Haxhiu e Konjufca
Sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë. Hapja zyrtare bëhet nën patronatin e ...
-
Sot mblidhen dy komisione parlamentare
Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme. ...