Lajme

Shefi i EULEX-it, Barbano viziton Teodosijen në Manastirin e Graçanicës

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 09 August 2023

Giovanni Pietro Barbano, Shef i EULEX ka vizituar peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije.

Ai ka treguar se kanë folur për situatën e sigurisë dhe të drejtat e komuniteteve.

“Gjatë diskutimeve të hapura, dëgjova brengën lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe respektimin  e të drejtave të njeriut për komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano, përcjell KlanKosova.

-Advertisement-

Barbano ka treguar që me Teodosije të kenë folur edhe për rëndësinë e marrëdhënieve konstruktive ndërkomunale.

“E sigurova atë që EULEX do të vazhdojë mbështetjen për rend dhe ligj dhe se nga afër do ta monitorojë sistemin e drejtësisë në terma procedural, ligjor dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin e barabartë për të gjitha komunitetet”, vijon deklarata.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera