Sport

Shefi i Dortmund: Ky mund të jetë sezoni i fundit për Sancho

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 28 November 2019

Shefi i Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka pranuar se ky mund të jetë sezoni i fundit në klub për sulmuesin Jadon Sancho.

Sancho mbetet shumë i kërkuar nga Manchester United dhe Liverpool, mirëpo edhe Real Madrid po shihet si opsion.

Watzke ka pranuar se anglezi mund të largohet brenda një kohe të shkurtër, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Me një lojtar si Jadon, që ka talent të madh nuk duhet të pretendosh për të qenë i sinqertë. Nëse ka ndonjë ofertë do t’i tregojmë, ndoshta thotë dua të largohem”, deklaroi ai.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro në afatin dimëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera