Lajme

Shefi i diplomacisë serbe: Në Serbi ka zëra që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 24 April 2021

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, duke komentuar dokumentin e pretenduar të kryeministrit slloven, përmes të cilit propozohet ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, tha se në qoftë se dikush angazhohet për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të preken as kufijtë e Serbisë. Ai tha se në Serbi ekziston një pjesë e “çarshisë” që është e gatshme të thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Të varfër dhe të sëmurë, familja prishtinase ujin e bartë me karrocë!

-Advertisement-

I pyetur në një emision në “TV Prva” se çfarë mendon për “non-paper” dokumentin për “kompletimin e shpërbërjes së Jugoslavisë” për të cilin mediat ditë më parë raportuan se kryeministri slloven Janez Jansha ia ka dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, pyeti “çfarë duhet të mendoj për këtë?”

“Ne as nuk e dimë nëse ekziston një letër e tillë ‘non-paper’. Nuk ia vlen të hamendësohet prej nga është, kush është autori”, tha Selakoviq, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se dëshironte të theksojë se të gjithë bashkëbiseduesit e huaj, me të cilët ai foli si ministër i Punëve të Jashtme, theksojnë paprekshmërinë e kufijve, por që të gjithë e shikojnë ndryshe këtë.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për ‘non-paper’, siç thotë ai, në Serbi ekziston një pjesë e “çarshisë” që është e gatshme të thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

“Unë them po, nëse ne angazhohemi për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të prekni as kufijtë e Serbisë. Dhe kushdo që sulmon këtë letër [non-paper], duhet ta ketë parasysh këtë. Nëse doni të mbroni veten, mbroji edhe ata rreth vetes. Kjo është ajo që po tregon Serbia dhe ajo gjithmonë thotë se respekton integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo do të thotë që ne të respektojmë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”, theksoi Selakoviq.

Selakoviç thotë se ai ende nuk e di se kur do të vazhdojë dialogu me Kosovën, por sipas tij Serbia insiston për këtë.

Ai thotë se qëndrimi i pesë vendeve të Bashkimit Evropian për të mos njohur pavarësinë e Kosovës është një garanci se negociatat do të zhvillohen në një mënyrë të drejtë dhe korrekte.

Ai ka komentuar edhe zërat që thonë se dialogu do të kthehet në “pikën zero”, tetë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit.

“Kthimi në ‘pikën zero’  do të thoshte që të gjithë të heqim dorë nga gjithçka që jemi dakorduar. A është kjo poenta? Mund të them se do të luftojmë për interesin tonë nacional”, përfundoi Selakoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera