Lajme

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi takon Vuçiqin, flasin për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 12 September 2024

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë.

Siç ka pretenduar Vuçiq në Instagram, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, si dhe për hapat që po ndërmarrin për të avancuar në rrugën evropiane.

“I kam bërë thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që urgjentisht dhe përmes angazhimit konkret të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës, i cili kërcënon sigurinë e popullit serb dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar ambasadorin për gjithçka që bën BE-ja, veçanërisht në fushën e investimeve, integrimit ekonomik dhe social dhe mbështetjen “për reformat në Serbi”.

Në fokus të diskutimit ishte zbatimi i projekteve të parashikuara në Planin Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilat duhet të kontribuojnë shumë në afrimin e rajonit me BE-në dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera