Lajme

Shefi i BE-së takohet me Kurtin: Ritheksuam mbështetjen e fuqishme për rrugën e Kosovës në BE

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 05 September 2024

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se Kurti është takuar me ambasadorin Aivo Orav.

BE thotë se Orav ia ka ritheksuar Kurtit mbështetjen e fuqishme të BE-së në rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.

Orav ka shprehur gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve.

-Advertisement-

“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera