Lajme

Shefi i BE-së në Kosovë, uron besimtarët në gjuhën shqipe: Me fat Bajrami

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 21 April 2023

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Szunyog thotë se në vijim të muajit të agjërimit dhe vetëreflektimit uron të gjithë besimtarët për Bajram.

Në vijim të muajit të agjërimit, vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës, dua t’ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë festën e Bajramit. Me fat Bajrami”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera