Lajme

Shefi i CIA-s: Nuk është çudi nëse Koreja e Veriut teston përsëri raketa

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 13 August 2017

Zyrtari i lartë i zbulimit amerikan tha të dielën se nuk do të befasohej nëse Koreja e Veriut do të testonte një raketë tjetër, duke pasur parasysh se vendi kishte realizuar dy testime në korrik, mes tensioneve në rritje mes dy kombeve.

“Unë jam mjaft i bindur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të vazhdojë të përpiqet të zhvillojë programin e tij të raketave, kështu që nuk do të më habiste fakti nëse do të kishte një tjetër test  raketor”, tha Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve, Mike Pompeo në  “Fox News” të dielën.

Koreja e Veriut tha të enjten se planet do të përfundojnë deri nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa interkontinentale në afërsi të ishullit të Guamut të Paqësorit në SHBA.  Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh diçka në territorin amerikan të Guamit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera