Lajme

Shefi i CIA-s mbërrin në Korenë Jugore, teksa tensionet vazhdojnë të rriten

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 01 May 2017

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, është duke e bërë një vizitë të paparalajmëruar në Korenë Jugore, njoftoi sot Ambasada e SHBA-së në Seul, teksa tensionet në gadishullin korean mbesin të larta.

Një zyrtar i kësaj Ambasade tha Pompeo dhe bashkëshortja e tij ndodhen në kryeqytetin e Koresë Jugore, por nuk ka treguar sa gjatë do të qëndrojë, transmeton Express.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti për shkak se nuk ka qenë i autorizuar për të folur për mediat.

-Advertisement-

Mediat e Koresë Jugore raportojnë se shefi i CIA-s mbërriti në Korenë Jugore gjatë fundjavës për takime me shefin e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare të Koresë Jugore dhe me zyrtarët e lartë të presidencës së Jugut.

Por kjo gjë nuk ka mundur të konfirmohet nga zyrtari amerikan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera