Shefi i ATK-së: Në listat e tatimpaguesve borxhlinj përfshihen edhe këngëtarët!
Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 02 March 2018
Tanimë është vetëm çështje ditësh kur Administrata Tatimore e Kosovës do të publikojë listat e tatimpaguesve borxhlinj. Ky insitucion ka njoftuar më herët se pas 1 shkurtit do t’i publikojë listat për ata që nuk kanë shlyer tatimet, mirëpo të njëjtat ende janë të ‘fshehura’.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Ymeri në një intervistë dhënë për “Indeksonline” ka treguar se kush mund të jetë i përfshirë në këto lista të tatimpaguesve.
Ai ka theksuar se shumë shpejt do të zbulohen emrat se kush bën pjesë në këto lista.
“Në këtë listë do të përfshihen të gjithë ata tatimpagues te cilët kanë obligimet të pashlyera në ATK, këtu përfshihen edhe këngëtaret. Mirëpo deri në komentin kur do të publikohet lisat nuk mund të zbulojmë ndonjë emër, i cili është brenda listës”, është shprehur Ymeri.
Më tej, ai shtoi se synimi i ATK-së është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore.
Po ashtu Ymeri thotë se qëllimi i këtyre listave është që qytetarët t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore.
“Qëllimi kryesor i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor dhe krahas publikimit te listave do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor”, ka thënë ai.
Tutje, i pari i ATK-së ka treguar se pse duhet të kryhen detyrimet tatimore.
“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, ka përfunduar ai.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...





























