Uncategorized

Shefi i ATK-së: Në listat e tatimpaguesve borxhlinj përfshihen edhe këngëtarët!

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 02 March 2018

Tanimë është vetëm çështje ditësh kur Administrata Tatimore e Kosovës do të publikojë listat e tatimpaguesve borxhlinj. Ky insitucion ka njoftuar më herët se pas 1 shkurtit do t’i publikojë listat për ata që nuk kanë shlyer tatimet, mirëpo të njëjtat  ende janë të ‘fshehura’.

Drejtori i  përgjithshëm i ATK-së, Sakip Ymeri në një intervistë dhënë për “Indeksonline” ka treguar se kush mund të jetë i përfshirë në këto lista të  tatimpaguesve.

Ai ka theksuar se shumë shpejt do të zbulohen emrat se kush bën pjesë në këto lista.

-Advertisement-

“Në këtë listë do të përfshihen të gjithë ata tatimpagues te cilët kanë obligimet të pashlyera në ATK, këtu përfshihen edhe këngëtaret. Mirëpo deri në komentin kur do të publikohet lisat nuk mund të zbulojmë ndonjë emër, i cili është brenda listës”, është shprehur Ymeri.

Më tej, ai shtoi se synimi i ATK-së është  ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore.

Po ashtu Ymeri thotë se qëllimi i këtyre listave është që qytetarët t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore.

“Qëllimi kryesor i publikimit të kësaj liste është inkurajimi i të gjithë këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor dhe krahas publikimit te listave do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor”, ka thënë ai.

Tutje, i pari i ATK-së ka treguar  se pse duhet të kryhen  detyrimet tatimore.

“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera