Shefe e tenderëve e zyrtare për mision diplomatik, dy kushërirat e Luan Dalipit rahatohen në Ministrinë e Gërvallës
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 07 February 2024
Shefi i kabinetit të Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi nuk po ‘ngopet’ me përfitimet nga pushteti. Pasi vëllai i tij përfitoi tender afër 400 mijë euro nga Komuna e Prishtinës, tani Dalipi ka ‘rehatuar’ dy familjare në Ministrinë e Jashtme të Donika Gërvallës. Dy motrat, Kaltrina dhe Flaka Dalipi janë punësuar në të njëjtën ministri. Gazeta Insajderi ka mësuar se Kaltrina Dalipi në nëntor të vitit të kaluar është emëruar si ‘u.d e Shefes së Zyrës së Prokurimit’ në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ndërsa, Flaka Dalipi është zgjedhur në mesin e 30 kandidatëve si ‘zyrtare e misionit diplomatik’. Insajderi mëson se dy motrat janë vajzat e axhës së Luna Dalipit. Insajderi sjell detajet.
Nga zyrtare në shefe të tenderëve. Ky është kapërcimi që ka bërë Kaltrina Dalipi kur e la një institucion e shkoi në tjetrin. Dhe, aty pos pozitës së shefes, do të ndihet edhe si në familje. E ka të angazhuar edhe motrën.
Një hulumtim i Insajderit ka zbuluar se si u rehatuan në Ministrinë që e drejton Donika Gërvalla dy kushërirat e Shefit të Kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi.
Hulumtimi Insajderit ka zbuluar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në nëntor të vitit 2023 ka emëruar si U.D udhëheqës i Divizionit për Prokurorim Publik, Kaltrina Dalipin.
Dalipi ishte e punësuar në zyrën e Prokuroroimit në komunën e Prishtinës si zyrtare e lartë për prokurorim gjatë qeverisës së Vetëvendosjes. Në nëntor të vitit 2023 Dalipi është transferuar në një pozitë me të lartë në MPJD. Atë të shefes së zyrës së prokurimit.
Që nga emërimi i saj në zyrën e shefes së prokurirmit, Dalimi ka zhvilluar disa aktivitete të prokurorimit. Emri i saj figuron në nënshkrimin për dhënien e disa kontratave tenderuese brenda MPJD’së.
Insajderi ka dërguar pyetje në adresë te ministrisë për të verifikuar ngritjen në pozitë të familjares së Luan Dalipit por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.
Në të njëjtën ministri, është rehatuar edhe motra e Kaltrinës, Flaka Dalipi. Në janar të 2024’tës ajo është përzgjedhur si ‘zyrtare e misionit diplomatik’ në Ministrinë e Jashtme.
Emri i saj figuron në listën e 13 personave që kjo ministri ka përzgjedhur për pozitën “Zyrtar i misionit diplomatik”.
Me 24 janar ministria ka publikuar listën me emrat e zyrtarëve që janë përzgjedhur në këtë pozitë, në mesin e 30 kandidatëve.
Lidhur me punësimin e motrave DALIPI, Insajderi kishte raportuar në qershor të vitit 2023 se si Kaltrina Dalipi në kohën sa ishte zyrtare e prokurimit në Komunën e Prishtinës, i ishte punësuar motra si “eksperte’ në anën e prokurimit.
Në raportimin e Insajderit ceket se si Blendina Dalipi, motra e Kaltrina Dalipit, zyrtares së prokurimit në Komunën e Prishtinës del të jetë përfituesja që ishte paguar 32 mijë e 400 euro në komunën e Prishtinës.
Së fundmi Insajderi kishte raportuar edhe për vëllain e Shefit të kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipit.
Driton Dalipi ishte shpërblyer me tender prej afro 400 mijë euro nga Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së.
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...