Lajme

SHBA’ja do të ekzekutojë gruan e parë që prej vitit 1951, ky është krimi që bëri

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 17 October 2020

Qeveria federale amerikane, ka caktuar datat për dy ekzekutime të tjera, përfshirë gruan e parë në më shumë se gjashtë dekada.

Lisa Montgomery pritet të marrë një injeksion vdekjeprurës në 8 Dhjetor, thotë Departamenti i Drejtësisë amerikane.

Ajo u dënua në vitin 2004, pasi vrau një grua e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, dhe pastaj preu e rrëmbeu foshnjën e saj.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të Byrosë së SHBA-së, gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Heady më 18 dhjetor 1953, e cila u dënua po ashtu për rrëmbim dhe vrasje.

Para këtij viti, qeveria federale nuk kishte ekzekutuar asnjë të dënuar që nga viti 2003 dhe vetëm katër persona që nga viti 1960, tregojnë të dhënat e Byrosë së Burgjeve./A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera