Lajme

ShBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 05 May 2017

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi me 419 vota pro dhe 1 votë kundër projektligjin me sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut. Ky projektligji do të kalojë tani për shqyrtim në Senat.

Projektligji ndalon lundrimin dhe ankorimin e anijeve verikorene në ujërat territoriale të ShBA-së. Përveç kësaj, çdo gjë e prodhuar me \”punë të detyruar\” do të ndalohet të hyjë në tregun e ShBA-së.

Projektligji gjithashtu i kërkon qeverisë së presidentit Trump ta rivendosë Korenë e Veriut në listën e vendeve që përkrahin terrorizmin.

-Advertisement-

Më 26 prill Uashingtoni tha se do të kombinojë sanksionet ekonomike dhe presionin diplomatik për të realizuar çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Uashingtoni e ka thënë vazhdimisht se është i hapur për bisedime, por njëkohësisht është gati të mbrojë sigurinë e vet dhe të aleatëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera