SHBA vazhdon me donacione për shëndetësinë e Kosovës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/266553086_7410080519018039_5373805385409279848_n1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:21 | 15 December 2021
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, bashkë me drejtuesit e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtorin e këtij shërbimi, Valbon Krasniqi, pranuan sot një donacion në vlerë prej 520, 000 dollarëve pajisje mjekësore për SHSKUK-në nga Z. Nick Giacobbe, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës Amerikane dhe Majori Conley, Shef i Zyrës së Bashkëpunimit Mbrojtës të Ambasadës Amerikane.
“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, por më e rëndësishmja në emër të të gjithë pacientëve me Covid-19 të Kosovës, më lejoni të falënderoj popullin amerikan, qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë ju për mbështetjen tuaj të pandërprerë dhe të palëkundur në këto kohë të vështira kur Kosova po përballet me pandeminë COVID 19 së bashku me pjesën tjetër të botës”, tha gjatë ceremonisë Ministri Latifi.
Ai theksoi se dhurim i pajisjeve dhe elementëve të tjerë “do të na ndihmojë të forcojmë më tej kapacitetet tona për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e prekur nga COVID-19 dhe për të luftuar këtë virus të paprecedentë që ka shkaktuar një kaos në shëndetësinë dhe ekonominë e botës”. Ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona për të forcuar dhe transformuar më tej sistemin shëndetësor të Kosovës, theksoi Ministri Latifi.
Ky donacion i rëndësishëm i financua nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) dhe i koordinuar nga Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës të Ambasadës Amerikane është pjesë e mbi shtatë milionë dollarëve që agjencitë e ndryshme qeveritare amerikane i kanë ofruar Kosovës përmes asistencës teknike, pajisjes dhe furnizimit që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer COVID-19.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/AlejtinBerisha-UNI.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...