Lajme

SHBA uron Shqipërinë si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 01 January 2022

Shqipëria do ta nis vitin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Një urim i veçantë për këtë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një mesazhi në “Facebook” ambasada e SHBA në Tiranë thekson se bashkë me Shqipërinë të trajtojnë se bashku sfidat me të cilat përballet sot bota.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.”, thuhet në njoftimin e ambasadës,/abcnews.al/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera