Lajme

SHBA thotë se ka vrarë 7 militantë të Al-Kaidës në Jemen

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 23 May 2017

Ushtria amerikane ka thënë se forcat e saj kanë vrarë 7 anëtarë të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik, gjatë një bastisjeje në Jemen.

Komanda Qendore e SHBA ka thënë se “gjatë këtij operacioni, forcat amerikane kanë vrarë 7 militantë”.

“Bastisjet e tilla na japim mundësi të mësojmë mbi kapacitetet, qëllimet e Al-Kaindës, gjithashtu na mundëson që të vazhdojmë përpjekjet për të shkatërruar këtë grup”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjencisë Reuters se nga të dhënat e para, duket se asnjë ushtarë amerikanë nuk është vrarë apo lënduar në këtë aksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera