Lajme

SHBA: Të shtëna në një klub nate, 17 të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 01 Korrik 2017

Policia e Little Rock, kryeqyteti i shtetit federal amerikan Arkanzas, ka njoftuar se deshtë duke hetuar të shtënat në një klub nate në të cilin të paktën 17 persona janë plagosur, transmeton AP.

Policia përmes rrjetit Twitter ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës lokale në klubin e natës “Powr lounge”, pas grindjes e cila ka shpërthyer gjatë një koncerti që po mbahej aty.

Shefi i policisë së Little Rock, Kenton Buckner tha se një person ndodhet në gjendje kritike, por më vonë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy