Lajme

SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 07 September 2022

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson ka reaguar mbi sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë, duke thënë se Shtete e Bashkuara dënojnë fuqishëm këtë sulm.

Deklarata e zëdhënëses së NSC (Këshilli i Sigurisë Kombëtare), Adrienne Watson mbi sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë:

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera