Lajme

SHBA-të bëjnë thirrje për qetësi në Kirkuk

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 17 October 2017

SHBA-të kanë bërë thirrje për qetësi pasi forcat irakiane kanë marrë kontrollit e pjesës veriore të qytetit Kirkuk nga kurdët.

Zedhenesi i Departamentit të Shtetit, Heather Nauert ka bërë thirrje për të gjitha palët që të evitojnë përleshjet e mëtutjeshme.Ushtarët irakian janë futur në Kirkuk tre jave pasi regjioni i kurdëve kishin mbajtur një referendum për pavarësi.

Qëllimi i tyre është që të rimarrin zonat nën kontrollin e kurdëve, pasi militantët e Shtetit Islamik kishin përfshirë këtë regjion.

-Advertisement-

Banorët e zonave të kontrolluara nga kurdët, duke përfshirë Kirkuk-un, kanë mbështetur në masë të madhe shkëputjen nga Iraku në referendumin e 25 shtatorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera