SHBA: Stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit janë të pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 05 August 2022
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha këtë të premte se lëshimi i raketave nga Kina gjatë stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit ishte një përshkallëzim i pajustifikuar, pasi Pekini tha se do të vendoste sanksione ndaj kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi mbi vizitën e saj në ishull.
Gjatë një takimi me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore në Kamboxhia, Blinken u tha gazetarëve, se vizita e Pelosit ishte paqësore dhe nuk përfaqësonte një ndryshim në politikën amerikane ndaj Tajvanit, duke akuzuar Kinën se po e përdorte atë si një “pretekst për të rritur aktivitetin e saj ushtarak në dhe rreth ngushticës së Tajvanit”.
Ai tha se situata kishte çuar në një “komunikim me tone të larta” gjatë takimeve të Samitit të Azisë Lindore në Phnom Penh, gjatë së cilave ai dhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi morën pjesë së bashku me vendet e ASEAN-it.
“I ripërsërita pikat që ua bëmë të ditura publikisht dhe drejtpërdrejt homologëve kinezë ditët e fundit, për faktin se ata nuk duhet ta përdorin vizitën si pretekst për luftë, përshkallëzim, për veprime provokuese, dhe se nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për atë që kanë bërë dhe i bëjmë thirrje që të ndërpresin këto veprime”, tha ai.
Më herët të premten, Ministria e Jashtme e Kinës dënoi Pelosin për ato që i përshkroi si “veprimet e saj keqdashëse dhe provokuese”, duke thënë se udhëtimi i saj në Tajvan përbënte “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës”.
“Në përgjigje të veprimeve provokuese të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kina ka vendosur të vendosë sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj”, thuhej në deklaratë.
Pelosi tha se vizita e saj në Tajvan nuk kishte për qëllim ndryshimin e status quo-së për ishullin, por për të ruajtur paqen në ngushticën e Tajvanit, që ndan Tajvanin dhe Kinën kontinentale. Ajo vlerësoi demokracinë dhe suksesin e Tajvanit në teknologji dhe biznes, ndërsa kritikoi Kinën mbi shkeljet e marrëveshjeve tregtare dhe mbi problemet e të drejtave të njeriut, përfshi dhe trajtimin e pakicës myslimane të ujgurëve.
Si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, udhëtimi i Pelosit ka rritur tensionet mes SHBA-së dhe Kinës. Kryetari i fundit i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që vizitoi Tajvanin ishte Newt Gingrich në vitin 1997.
Kina dhe Tajvani, të cilat u ndanë pas një lufte civile në vitin 1948, nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike por gëzojnë lidhje tregtare dhe ekonomike./REL

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...