Lajme

SHBA shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 27 April 2017

SHBA do të shtojë sanksionet mbi Korenë e Veriut dhe do të rritë masat diplomatike që synojnë të bëjnë presion ndaj vendit për t\’i dhënë fund programeve të saj bërthamore dhe raketore.

Strategjia e presidentit Donald Trump u njoftua pas një takimi të posaçëm me të gjithë 100 senatorët amerikanë.

Më parë, komandanti i lartë i SHBA në Paqësor mbrojti vendosjen e një sistemi të avancuar të mbrojtjes nga raketat në Korenë e Jugut.

-Advertisement-

Tensionet janë ngritur mes frikës se Veriu po planifikon teste të reja të armëve.

“Shtetet e Bashkuara kërkojnë stabilitet dhe denunuklearizim paqësor të gadishullit Korean,\” tha një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Drejtori i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës Dan Coats.

“Ne mbetemi të hapur ndaj negociatave drejt këtij qëllimi, por mbetemi të përgatitur për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë. Qasja e presidentit synon të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut për shkatërrimin e raketave bërthamore, raketave balistike dhe programeve të përhapjes së armëve duke shtrënguar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë\”, thuhet në deklaratë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera