Lajme

SHBA/ Shkon mbi 611 mijë numri i viktimave nga Covid-19, mbi 71 mijë raste të reja infektimi

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 29 July 2021

Ka shkuar në 611.316 numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej të cilëve 304 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, ka arritur në 34.608.322, me 71.920 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 188,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,3 milionë dozën e dytë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera