SHBA shkatërron një anije me “materiale shpërthyese” nga Irani

Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 15 November 2022
Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.
Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.
“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.
Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi – përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.
“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.
“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.
Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase.
Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.
Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.
Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.
Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë./REL

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fr...
-
Lushaku: Shantazhi publik ndaj LDK-së i padrejtë, presioni publik duhet të drejtohet ndaj VV-së
Deputetja e re nga LDK, Jehona Lushaku ka reaguar pas publikimit të disa bise...
-
Abdixhiku reagon pas “skemës së organizuar kriminale” në partinë e tij
Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga ...
-
Molliqaj – LDK-së: Vjedhjet e votave sulm mbi demokracinë, duhet të dënohen me ligj
Dardan Molliqaj, PSD, ka reaguar pas publikimit të bisedave të anëtarëve të K...
-
Ende mister sesi kaloi kufinjtë e Bosnjes, Millorad Dodik vijon udhëtimet, arrin në Moskë
Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinë...
-
Vjen reagimi i parë nga LDK-ja pasi u publikuan bisedat e Kryesisë në Viber
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar disa orë pasi u publikuan disa ...
-
Rama reagon pasi tre trupa të ushtarëve amerikanë të zhdukur u gjetën të vdekur në Lituani
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi tre ushtarë amerikanë u ...
-
Ymeri: Trysnia kryesore që duhet të bëhet është karshi Lëvizjes Vetëvendosje
Visar Ymeri ka thënë se trysnia më e madhe për krijimin e qeverisë së re duhe...
-
Sorensen në NATO për dialogun Kosovë -Serbi, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme flet për takimin
Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me t...
-
Osmani ngushëllon ShBA-në për vdekjen e ushtarëve në Lituani
Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ushtarët amerikanë që humbën jetën tragji...
-
“Po lypë shqiptarë që legjitimojnë prezencën e Listes Serbe – në fushatë “prerje me thikë”, Haki Abazi jep opsione se si do tentojë Kurti ta bëjë qeverinë
Ish-deputeti Haki Abazi, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në Listën e A...
-
Ramadani: VV s’po lyp partnerë, po lyp argat – Kurti deri tash nuk i ka deputetët
Analisti Burim Ramadani tha se Vetëvendosja është duke kërkuar vota individua...