SHBA sfidon sërish hapur Kinën, cila do të jetë përgjigja pas këtij zhvillimi në Tajvan
Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 14 August 2022
Një delegacion i Kongresit Amerikan ka mbërritur të dielën për një vizitë dyditore në Tajvan, gjatë së cilës do të takohen me presidentin Tsai Ing-wen, grupi i dytë i zyrtarëve të lartë amerikanë që ka mbërritur atje në mes të tensioneve ushtarake me Kinën fqinje.
Pekini, i cili pretendon Tajvanin demokratik si territorin e tij, ka mbajtur stërvitje ushtarake rreth ishullit prej disa kohësh për të shprehur zemërimin për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Taipei këtë muaj.
Ambasada de facto e SHBA në Taipei njoftoi se delegacioni drejtohet nga senatori Ed Markey, i cili mbërrin i shoqëruar nga katër përfaqësues të tjerë si pjesë e një vizite më të gjerë në rajonin Indo-Paqësor.
Zyra presidenciale e Tajvanit njoftoi se zyrtarë të lartë amerikanë do të takohen me Presidentin Tsai të hënën në mëngjes.
“Në një kohë kur Kina po rrit tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon me stërvitjet e saj ushtarake, Markey drejton një delegacion për të vizituar Tajvanin, gjë që tregon edhe një herë mbështetjen e fortë të Kongresit të SHBA për Tajvanin”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Tajvanit publikoi foto të zyrtarëve amerikanë që priten nga mikpritësit e tyre në aeroportin Songshan në qendër të Taipeit, të cilët mbërritën me një aeroplan transporti të Forcave Ajrore të SHBA.
Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen tha të enjten se kërcënimi i Kinës me forcë nuk ishte zbutur, edhe pse stërvitjet më të mëdha ushtarake të Pekinit rreth ishullit fillimisht dukej se po mbylleshin.
Qeveria në Taipei thotë se për shkak se Republika Popullore e Kinës nuk e ka sunduar kurrë ishullin, ajo nuk ka të drejtë ta pretendojë atë apo të vendosë të ardhmen e tij, e cila mund të përcaktohet vetëm nga populli i Tajvanit.
Qeveria e mundur e Republikës së Kinës iku në Tajvan në vitin 1949 pasi humbi një luftë civile ndaj Partisë Komuniste të Mao Ce Dunit, e cila themeloi Republikën Popullore të Kinës në Pekin.
Kina nuk e ka braktisur kurrë përdorimin e forcës për të vënë nën kontrollin e saj Tajvanin demokratik.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Vëllai i heroit Agim Ramadani në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ar...
-
Bedri Hamza në Istog: Le të bashkohemi edhe më shumë, sepse Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarët e...
-
Zgjedhja e kontestuar e kryetarit të KPM, AAK: Jemi të shqetësuar, tentim i regjimit të Kurtit për kontroll të mediave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur e shqetësuar, dhe ka kundërs...
-
Haradinaj, Gërvallës: Meriton aplaus se bandite je ti, dhe jo luftëtarët e lirisë
Daut Haradinaj, kandidati për deputet i AAK-së, i ka kthyer përgjigje deklara...
-
Edon Zhegrova takohet me një tifoz të veçantë, udhëtoi nga Koreja e Jugut për ta takuar ”luanin” e Kosovës
Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin...
-
Zhvillimet në KPM, Molliqaj: Sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku ...
-
Shpërthen rafineria e naftës në flakë në Gjermani, disa të lënduar (PAMJE)
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në rafinerinë e naftës Bayernoil, e cila ndodh...
-
Takime “ose nuk ka, ose dështojnë”, Bashkimi Europian beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi
Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme ...
-
Krasniqi e LDK-së: Përpjekjet e pushtetit për ta marrë nën kontroll KPM-në janë të rrezikshme për demokracinë
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi e...