Lajme

SHBA rrëzoi një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 19 July 2019

Presidenti Donald Trump deklaroi se marina amerikane rrëzoi një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit.

Ai tha se anija amfibe e sulmit të USS Boxer “mori masa mbrojtëse” pasi avioni hyri në territorin e anijes duke iu afruar shumë mjetit ushtarak.

“Ne ndërmorëm masa mbrojtëse kundër një droni iranian që u afrua në një distancë shumë të afërt, rreth 1000 metra, duke injoruar thirrjet e shumëfishta për tu larguar dhe duke kërcënuar sigurinë e anijes dhe të ekuipazhit të anijes”, tha Trump.

-Advertisement-

Ai shtoi se ky është një tjetër provokim dhe veprim armiqësor i Iranit ndaj anijeve ndërkombëtare.

“Ky është veprimi i fundit nga shumë veprime provokative dhe armiqësore të Iranit ndaj anijeve që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për të mbrojtur personelin, pajisjet dhe interesat tona”, vijoi Trump.

Megjithatë, Irani tha se nuk kishte informata për humbjen e ndonjë droni.

Në qershor, Irani rrëzoi një dron ushtarak amerikan në të njëjtën zonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera