Lajme

SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 27 November 2020

Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit që nga muaji maj. Rritje rekord pësoi dhe numri i infeksioneve të shënuara brenda një dite, rreth 200 mijë raste, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë më shumë se 89 mijë persona janë shtruar në spital prej ditës së mërkurë, një tjetër shifër rekord që vjen mes shqetësimesh se dita e Falenderimeve do të çojë në rritje të infeksione ndërsa shumë njerëz nuk i kanë shmangur grumbullimet familjare me rastin e festës.

Zyrtarët në shumë shtete kanë vendosur kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

-Advertisement-

Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër të përkohshëm që bllokon shtetin e Nju Jorkut të vendosë kufizime pjesëmarrjeje në objektet e kultit në ato zona ku është shënuar një rritje e rasteve me koronavirus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera