Lifestyle

SHBA redukton sasinë e nikotinës në cigare

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 24 June 2022

Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar konsumin e duhanit në SHBA. Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA.

Shtëpia e Bardhë publikoi një plan për reduktimin në nivele minimale të sasisë së nikotinës në cigaret që shiten në SHBA.

Qëllimi është të lehtësohet lënia ose parandalimi i nisjes së pirjes së duhanit.

-Advertisement-

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Sipas përllogaritjeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) numri i të vdekurve prej konsumit të duhanit ështe rreth 480,000 çdo vit.

Nisma kërkon që Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) të zhvillojë dhe më pas të publikojë një rregull, i cili ka shumë gjasa se do të kundërshtohet nga industria e duhanit.

“Nikotina shkakton varësi të madhe,” tha komisioneri i FDA, Robert Califf. “Nëse i bëjmë cigaret dhe produktet e tjera të duhanit të djegshëm që të mos shkaktojnë varësi, kjo do të ndihmonte në shpëtimin e jetëve.”/DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera