Lajme

SHBA, qëllohet me armë një republikan i Dhomës së Përfaqësuesve

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 14 June 2017

Steve Scalise, një prej anëtarëve me profil të lartë i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, është qëlluar në një fushë bejzbolli në periferi të Uashingtonit, pas të shtënave që nisi një agresor.

Scalise, kryetar i grupit parlamentar të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, ndodhej në atë fushë sportive së bashku me republikanë të tjerë, kur agresori hapi zjarr në vendin e njohur si “400 block” në East Monroe.

Lajmi është konfirmuar nga policia në Alexandria, ndërsa Fox News thotë se edhe disa ndihmës të tjerë të Kongresit dhe oficerë policie janë qëlluar.

-Advertisement-

Agresori besohet se është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, sipas asaj që bën të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera