Lajme

SHBA: Protesta, trazira dhe sulme me armë ndaj gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 June 2020

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd vazhdon të shoqërohet me protesta nga Nju-Jorku në Los Angeles. Në Mineapolis situata mbetet e tensionuar dhe forcat e policisë po veprojnë më ashpër. Edhe një ekip i DW-së u qëllua.

Fundjava në SHBA qe mjaft e dhunshme: në Indianapolis gjetën vdekjen të paktën dy vetë prej të shtënave gjatë protestave në qendër të qytetit. Në Nju-Jork dy makina policie u përplasën në një turmë demonstruesish që i qëlluan me gurë, dhe në Çikago oficerëve të policisë iu deshën dymbëdhjetë orë për të vënë situatën nën kontroll. Në mjaft qytete u vendos gjatë natës shtetrrethim, ndërkohë që protestat janë përhapur në shumë qytete dhe ka pasur edhe mjaft shkatërrime, incidente të dhunshme dhe arrestime të shumta.

Dallime të forta raciale

-Advertisement-

USA Proteste gegen Polizeigewalt / Tod von George Floyd (Reuters/A. McClaran)
Korrespondenti i DW, Stefan Simons, foli në Mineapolis me shumë demonstrues. “Ata i krahasojnë protestat me lëvizjen për të drejtave civile të viteve 1960”, thotë ai. “Shumë thonë se edhe pse kanë kaluar 50, 60 vjet asgjë nuk ka ndryshuar”. Në fakt, statistikat kombëtare në SHBA ende tregojnë se midis banorëve ka dallime të mëdha në varësi të ngjyrës së lëkurës, qoftë sa i takon pagës mesatare, qasja në kujdesin shëndetësor dhe madje edhe sa i përket jetëgjatësisë.

Për shkak se të zinjtë në SHBA shpesh punojnë në punë ku kanë mjaft kontakte me njerëz dhe mesatarisht kanë qasje më të dobët në sistemin shëndetësor, përhapja më e madhe e Coronës në radhët e banorëve me ngjyrë është treguesi i fundit i pabarazisë në shoqërinë amerikane.

Mosbesim ndaj Trumpit

USA Boston Proteste nach dem Tod von George Floyd | Plakate I Can’t Breathe (Imago Images/AFLO/K. Hiromi)
Shumë amerikanë nuk besojnë se nën Presidentin aktual Donald Trump do të ndryshojë gjë dhe përmendin për shembull se si ai i quajti racistët e bardhë si “njerëz të mirë” pas një marshimi të të djathtëve në Charlottesville në vitin 2017. Trumpi e quajti vdekjen e Floydit një “tragjedi të tmerrshme”. Por disa e kanë interpretuar një mesazh që bëri Trumpi së fundi në twitter si një apel për mbështetësit e tij radikalë për t’u përfshirë dhe organizuar fjalë për fjalë një natë “Bëjeni Amerikën të madhe përsëri”.

Trazira, plaçkitje, zjarrvënie

Trumpi i akuzoi demonstruesit se ata nuk mblidhen në kujtim të George Floyd, por se duan të shkaktojnë trazira dhe probleme. Në Minneapolis ka edhe njerëz të tillë, sqaron korrespondenti i DW Simons: “Nuk është ndonjë gjë e pazakontë, që kur ka një protestë diku shpesh në të përzihen njerëz të tillë që shkaktojnë telashe.” Por trazirat, plaçkitjet dhe zjarrvëniet janë kryesisht dukuri e orëve të natës.

Sulme me armë ndaj gazetarëve

USA Oklahoma City Proteste nach dem Tod von George Floyd | Plakate Black Lives Matter (Reuters/N. Oxford)
Gjatë ditëve të fundit Simons ka vënë re qe protestat janë shtuar dhe bashkë me to edhe forcat e sigurisë që patrullojnë netëve. Përveç njësive të ndryshme të policisë tani në Minneapolis dhe në disa qytete të tjera patrullonjë dhe njësi të Gardës Kombëtare.

Situata gjithnjë e më e tensionuar vështirëson gjithashtu dhe punën e gazetarëve. Të premten u arrestuan dhe u mbajtën për pak kohë në stacionin e policisë një korrespodent i CNN-it dhe një ekip televiziv. Të shtunën u plagosën nga plumba gome dy punonjës të agjencisë së lajmeve Reuters dhe një korrespondente e një gazete suedeze. Një incident i ngjashëm i ndodhi dhe korrespondentit të DW dhe kameramanit të tij ndaj të cilëve trupat e policisë qëlluan me plumba gome./DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera