SHBA pritet të stërvit ushtarët ukrainas për artilerinë e rëndë

Autori: Gazeta inFokus
06:51 | 19 April 2022
Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane të artilerisë së rëndë, “howitzer” në ditët në vijim, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.
Një “howitzer” është përgjithësisht një armë me rreze të gjatë veprimi e ngjashme me një top, e cila ka predha më të vogla, e që mund të gjuajë më me shpejtësi.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e zgjeruar ndihmën me armë të artilerisë së rëndë, përpara një sulmi më të gjerë rus në Ukrainën lindore.
Deri më tani, katër avionë ngarkuar me armë janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën si pjesë e paketës së re të ndihmës.
Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trajnimi mbi përdorimin e armëve të artilerisë së rëndë do të zhvillohet jashtë Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë t’i stërvitin ushtarët ukrainas se si të përdorin disa nga armatimet e reja, si artilerinë e rëndë “howitzer” dhe radarët. Ata do të përdorin njohuritë e tyre mbi armët për të stërvitur kolegët e tyre brenda Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur më parë forca ukrainase për përdorimin e dronëve “Switchblade”./VOA

Të tjera
-
Shtyhet për të hënën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Pas dështimit të dytë për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit t...
-
Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut Kryetare e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuve...
-
VV-ja nuk heq dorë, propozon përsëri Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit ka pr...
-
Duda Balje lëshon sallën e Kuvendit pasi nuk votoi Haxhiun për kryeparlamentare
Deputetja, Duda Balje është parë në sheshin e Prishtinës derisa në kuvend po ...
-
Përpjekje e re për votim të kryeparlamentarit, deputetët kthehen në sallë
Pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit, deputetë...
-
LDK-ja paralajmëron kallëzim penal ndaj qeveritarëve që ushtruan mandatin nga 27 marsi
Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si k...
-
Peci e pranon se nuk i kanë numrat për Qeverinë, “negociatat vazhdojnë”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka akuzuar partitë opozitare – ...
-
Kurti dështon t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare, katër vota minus
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të K...
-
Krasniqi: Procesi ishte bllokuar sepse po shihet se VV-ja s’i ka numrat
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se bllokimi i ...
-
Deputetët e Listës Serbe nuk betohen reagon ashpër Dimal Basha: Largoni nga këtu këta nuk respektojnë ligjin e Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vteëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ashpër gjatë procesi...
-
Seanca shkon në pauzë 15 minutshe
Pas votimit të deputetëve për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të Repu...
-
Votohet për Albulena Haxhiun kryetare të paralamentit, Fatmir Limaj nuk e voton
Votohet për Albulena Haxhiun kryetare të paralamentit, Fatmir Limaj nuk e vot...