“SHBA pritet të përshkallëzojë masat ndaj Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus
20:27 | 31 May 2023
Analistja Alma Lama ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës, ku situata është tensionuar për shkak të protestave të dhunshme kundër futjes së kryekomunarëve shqiptarë në komunat përkatëse.
Ajo tha se pritet që SHBA të përshkallëzojë masat e marra ndaj Kosovës.
Sipas saj kjo situatë ka qenë e paraljmëruar më herët, pasi ndërkombëtarët e lajmëruan Kurtin të mos merrte vendime të njëanshme.
“Unë besoj se mund të ketë masa të tjera të përshkallëzuar. Si kjo që ndodhi tani nuk ka pasur asnjë gjuhë kaq deklarative dhe konfrontuese mes qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne kishim deklaratën e sekretarit Blinken, i cili thotë drejtpërdrejtë që mund të humbim nga këto raporte, kemi deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë që thotë se nuk kanë vullnet për të ndihmuar Kosovën në çështjen e njohjeve apo të integrimeve euro-atlantike dhe në këtë fushë mund të vijnë edhe sanksionet e tjera.
Po kështu në programe të ndryshme, që lidhen me sigurinë, me mbrojtjen deri te shpallja “non grata” për të gjithë ata që jo vetëm nuk dëgjojnë këshillat e SHBA-ve dhe të BE-së por që edhe nxisin tensione. Zoti Kurti po bën sikur është i befasuar, por ai ka qenë i paralajmëruar ditë më parë që të mos merrte vendime që shkaktojnë trazira”,-tha Alma Lama.

Të tjera
-
Rrugët dhe sheshet e Beogradit të stërmbushura me protestues, MPB serbe: 107 mijë pjesëmarrës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësim...
-
Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpalljen e rezultateve që nga 2010, menaxhim joadekuat me zvarritje të panevojshme
Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare t...
-
“E gjithë Serbia” dyndet në Beograd, pamje të tjera nga protesta masive kundër pushtetit
Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e ...
-
Protesta në Serbi: Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore ...
-
Marko Gjuriq kapet duke e shikuar protestën nga dritarja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është filmuar duke par...
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...
-
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zg...
-
LDK siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Protesta masive në Beograd, reagon Vuçiq
Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vëzhgua...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK’së- kush mbeti jashtë?
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...