Lajme

SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje për gaz me Evropën

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 25 March 2022

Bashkimi Evropian pritet të bëjë të ditur një marrëveshje, sipas së cilës, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë bllokun evropian me gaz të lëngshëm natyror, në mënyrë që të zëvendësohen importet ruse.

Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë të paktën 15 miliardë metra kub të gazit të lëngshëm natyror deri në fund të vitit, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Kombet evropiane janë duke tentuar që të zvogëlojnë varësinë ndaj naftës dhe gazit rus, pas pushtimit rus në Ukrainë.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian është zotuar për të ndalur për dy të tretat përdorimin e gazit rus këtë vit.

Duke folur të enjten në mbrëmje, kryeministri belg, Alexander de Croo, ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera