Lajme

“SHBA po e shqyrton me kujdes planin për zonat e sigurisë në Siri”

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 08 May 2017

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis tha se SHBA-ja do ta shqyrtojnë nga afër propozimin e Rusisë për krijimin e disa zonave të ashtuquajtura të sigurta në Siri, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në vendin e përfshirë në konlikt.

Megjithkëtë, duke folur me gazetarët të hënën, Mattis paralajmëroi se plani përmbanë shumë pyetje pa përgjigje.

Mattis tha se kurifjtë e zonave të propozuara për armë pushim ende po hartohen, megjithëse lokacionet e përgjithshme “janë të mirënjohura”

-Advertisement-

“Kush do të garantojë se ato janë të sigurta? Kush do të nënshkruaj? Kush do mbetet jashtë tyre? Të gjitha këto hollësi duhet të përpunohen”,tha ai.

Plani u propozua nga Rusia, aleati kryesor i presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, me ndihmën e Turqisë, që mbështet opozitën.

Irani, një tjetër aleat i madh, gjithashtu e ka mbështetur.Sipas planit katër zona të de-eskalimit do të krijoheshin në Siri për një periudhë prej gjashtë muajsh, që do të mund të zgjateshin nëse tri shtetet nënshkruese do të pajtoheshin.

Ai gjithashtu përfshinë edhe krijimin e kushteteve për qasje humanitare, ndihmë mjekësore dhe kthim të refugjatëve në shtëpitë e tyre.Plani, megjithatë, nuk mbulon rajonët e kontrolluara nga militantët e grupit Shteti Islamik, duke i lënë SHBA-vë dhe aleatëve të tyre lirinë për të vazhduar fushatën për rimarrjen e territoreve të mbajtura nga IS-i.

SHBA-ja nuk është pjesë e marrëveshjes dhe qeveria e Sirisë si dhe opozita nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen. Por ministri jashtëm I Sirisë Ëalid al-Moualem tha të hënën se Damasku do t’i përmbahet kushteve t ëplanit gjithnjë derisa edhe rebelët të jenë vëzhgues të tij.Mattis tha se Ëashingtoni i detyrohet popullit të Sirisë “të paktën ta shqyrtojë me shumë kujdes”.

Mattis bëri me dije se shefi I shtatmadhorissë së SHBA-së, Joseph Dunford ka folur për zonat me homologun e tij rus më 7 Maj.”Kjo çështje është diskutuar, por ka shumë hollësi që duhet të përpunohen”, tha Mattis.

Plani është nisma më serioze për të reduktuar dhunën dhe për të siguruar një armëpushim, I pari i shpallur në dhjetor, që kur shtetet e perëndimit akuzuan Damaskun për sulmin me armë kimike në prill në provincën Idlib që kontrollohet nga rebelët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera