ShBA: Përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 12 December 2024
Pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, administrata e Presidentit amerikan Joe Biden tha se do të mbështesë një periudhë tranzicioni që do të çonte drejt krijimit të një qeverie jo-sektariane, që do t’i përgjigjej popullit sirian. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po bën një vizitë në Lindjen e Mesme në përpjekje për të bashkuar vendet e rajonit rreth një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Sirisë. Për më pak se gjashtë javë, administrata e re e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të fillojë mandatin e saj, ndërkohë që zoti Trump ka sinjalizuar se qasja e tij do të jetë ajo e mospërfshirjes në Siri.
Administrata e Presidentit Biden po përdor si motivim për hapat e mëtejshme të aktorëve në Siri perspektivën e mbështetjes amerikane, në një moment paqartësish të thella pas rënies së Presidentit Bashar al-Assad.
“Ajo që duam të shohim në Siri është një qeverisje e qëndrueshme dhe legjitime, që përmbush aspiratat e popullit sirian dhe që është rezultat i një procesi të udhëhequr nga sirianët”, deklaroi për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare, John Kirby.
Grupi kryengritës Hayat Tahrir al-Sham, i cili rrëzoi Presidentin Assad nga pushteti, është përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Shpërblimi prej 10 milionë dollarësh i vendosur Shtetet e Bashkuara për kapjen e udhëheqësit të grupit Abu Mohammed al-Golani, është ende në fuqi.
“Kjo fitore, vëllezërit e mi, përbën një kapitull të ri në historinë e gjithë kombit islamik. Është një pikë kthese për rajonin”, deklaroi al-Golani.
Gjatë viteve të fundit, Golani u distancua nga ideologjia ekstremiste. Por ai e mbajti fjalimin e tij të fitores të dielën nga një xhami e lashtë sunite në Damask, jo në pallatin presidencial – një shenjë shqetësuese për disa.
“Në kanalin e komunikimit të kryengritësve në platformën e mesazheve Telegram, thuhej ‘e morëm xhaminë Umajad’; pastaj shkruanin, ‘tani do ta marrim al-Aksën’, e cila ndodhet në Jerusalem, dhe pastaj ‘do ta marrim Qabën’, e cila ndodhet në Arabinë Saudite”, thotë analisti Michael Rubin nga Instituti ‘American Enterprise’.
Presidenti amerikan Joe Biden reagoi shpejt, duke dhënë urdhër për sulme ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Siri që nga dita e dielë.
Të mërkurën, ai dërgoi Sekretarin Blinken në Turqi dhe Jordani për t’u konsultuar me udhëheqësit e atyre vendeve.
Por me 20 janar, Presidentin Biden do ta zëvendësojë zoti Donald Trump, i cili po jep shenja se do të mbajë një qëndrim të mospërfshirjes në Siri.
Në platformat sociale, zoti Trump paralajmëroi, “T’i lëmë gjërat të shkojnë në rrjedhën e tyre. Mos u përfshini”.
Por Shtetet e Bashkuara tashmë janë të përfshira. Ato kanë rreth 900 forca në Siri dhe SHBA-të mbështesin grupin kryengritës të kurdëve sirianë.
Uashingtoni ka po ashtu marrëdhënie të ngushta me të gjithë fqinjët e Sirisë: Irakun, Libanin dhe aleatët amerikanë Izraelin, Jordaninë dhe Turqinë.
“Nuk duhet të heqim dorë plotësisht nga përfshirja. Por nëse nuk duam të angazhohemi plotësisht, atëherë si Shtetet të Bashkuara të Amerikës, kjo është koha që të punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë në rajon”, thotë ish ambasadori amerikan në Siri, Ryan Crocker.
Mbetet e paqartë nëse sipas doktrinës së zotit Trump “Amerika e Para”, Shtetet e Bashkuara do të synojnë atë që e dëshiron Presidenti Biden – një qeveri siriane të ardhshme, e cila është gjithëpërfshirëse dhe jo-sektariane. Ndërkohë, vendet tjera kanë filluar të bëjnë lëvizjet e tyre të radhës.
Assadi ishte mbështetur nga Moska, e cila tashmë është angazhuar për të mbajtur bazat ushtarake ruse në Siri. Në veri, kurdët sirianë po zhvendosen ndërkohë që kryengritësit e mbështetur nga Turqia po sulmojnë kryengritësit kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, të cilët Ankaraja i konsideron si aleatë të lëvizjes separatiste.
Tani për tani, Irani ka humbur pjesën më të madhe të ndikimit të tij. Sidomos ndërkohë që Izraeli po zhvillon sulme ajrore nëpër Siri, duke dobësuar edhe më tej kapacitetin ushtarak të mbetur të aleatit të dikurshëm të Teheranit./VOA
Të tjera
-
Bedri Hamza: Lista e PDK-së, pa asnjë kandidat me aktakuzë dhe me shumë hapësirë për gratë e të rinjtë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza: Përparësia ime si kryeministër është se unë nuk shkoj aty për të mësuar
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, gja...
-
“Devolli Corporation” vazhdon sponsorizimin e Klubit të Basketbollit Peja
Gjiganti ekonomik “Devolli Corporation” ia shtrëngoi edhe njëherë dorën atij ...
-
Kjo është arsyeja “e jashtëzakonshme” pse Besnik Bislimi u la jashtë listës për deputet nga LVV-ja
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit zëvendëskryeministri Be...
-
ShBA-ja njofton se Liridon Masurica është i arrestuari në aksionin e sotëm në Kosovë
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike n...
-
Mbërrin në Kosovë grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it
Në Kosovë, sot ka zbarkuar grupi i 37 rotativ nga Polonia i Njësisë Policore ...
-
Hoxha me Yamanakan e Japonisë, diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në taki...
-
BE kërkon dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese, masat mbetën në fuqi
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i kërkojë Kosovës që të formojë Asociacion...
-
Refuzohet kërkesa për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Gjykatat e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Dragisa Vicentijeviq, a...
-
Pëlcet gypi kryesor furnizues në Sfaraqak, banorët e fshatit mbesin pa ujë deri nesër
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në dy lokacione, konsumatorë...
-
Haradinaj: Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen
Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar...
-
IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë
Partia e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, Ini...