Rajoni dhe Bota

SHBA pas vrasjes së personit nga policia: 30 policë të lënduar, njëri shkelet me veturë

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 27 October 2020

Demonstratat e dhunshme kanë kapluar qytetin e Philadelphia në shtetin e Pennsylvania në Shtetet e Bashkuara, pas incidentit të së hënës ku u vra nga policia një mashkull afrikano-amerikan që kishte sulmuar patrullën i armatosur me një thikë.

Turma gjatë natës ka eskaluar në dhunë duke plaçkitur dhe djegur në perëndim të qytetit amerikan, duke shtuar edhe më tensionet në shoqërinë amerikane pas vrasjes së edhe një afrikano-amerikani, 27 vjeçarit Walter Wallace.

Turma kishte hedhur gurë dhe tulla drejt policisë derisa të tjerët ishin përfshirë në vandalizëm dhe plaçkitje të bizneseve në rajon ka raportuar NBC Philadelphia, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Së paku 30 policë janë lënduar, një rreshter 56 vjeç i policisë është i shtrirë në spital pasi ishte goditur nga një veturë në trazirat e së martës. Ai ka një këmbë të thyer mes plagëve tjera ka njoftuar policia.

NBC Philadelphia kishte raportuar dje pasdite për incidentin e të hënës që solli deri tek trazirat. Policia ishte thirrur në lagja pas raporteve për një person të armatosur. Ky person, 27 vjeçari Walter Wallace, mbante një thikë kur patrulla e policisë kishte arritur.

Në xhirimin e kalimtarëve shihet se si policia i thërret të lëshoj armën derisa e ëma e tij provon ta përmbaj atë nga dhuna. Ai turret drejt policive me thikë të cilët e qëllojnë me armë zjarri. Ai merr tre plagë në kraharor dhe gjoks dhe vdes në spital.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera