SHBA paralajmëron Kinën nëse i jep ndihmë Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 14 March 2022
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Pekinin se do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën për t’iu shmangur sanksioneve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, e bëri paralajmërimin para një takimi të hënën me kryediplomatin kinez në Romë. Ndërkohë një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës.
Zoti Sullivan tha se Kina “absolutisht” do të përballej me pasoja, nëse ndihmon Rusinë t’u shmanget sanksioneve perëndimore.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë dhe që Rusia të ketë një burim lehtësimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë”, tha ai.
Zoti Sullivan i bëri komentet për CNN-in të dielën para takimit të së hënës me kryediplomatin kinez Yang Jiechi në Romë.
Zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara besonin se Kina e dinte që Rusia po planifikonte veprime në Ukrainë përpara se të fillonte agresioni, megjithëse mund të mos ketë pasur dijeni për përmasat.
Zoti Sullivan tha se Uashingtoni po ndiqte me kujdes veprimet e Pekinit për të parë se në çfarë mase mund ta ndihmonte Rusinë.
Rusia tha të dielën se po mbështetej te Kina për ta ndihmuar atë të përballonte goditjen ndaj ekonomisë së saj nga sanksionet perëndimore.
Një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës, një kërkesë që rrit tensionet lidhur me luftën, para takimit në Romë.
Zyrtari amerikan, duke folur pa u identifikuar tha se ditët e fundit, Rusia kishte kërkuar mbështetje nga Kina, përfshirë pajisjet ushtarake, për të vazhduar luftën në Ukrainë. Zyrtari nuk dha detaje të mëtejshme.
Perspektiva që Kina t’i ofrojë Rusisë ndihmë financiare është një nga shqetësimet e Presidentit Joe Biden.
Rusia dhe Kina kanë forcuar bashkëpunimin kohët e fundit pasi të dyja janë nën presion të fortë perëndimor mbi të drejtat e njeriut dhe një sërë çështjesh të tjera. Por ndërhyrja ruse në Ukrainë e ka vënë gjithashtu Kinën në një pozicion të vështirë me dy nga partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë: SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Kina ka nevojë për qasje në ato tregje.
Megjithatë Pekini nuk e ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës por ka kërkuar një zgjidhje të negociuar.(Zëri i Amerikës)
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...