SHBA “OK” ndihmës për Ukrainën, reagon Kremlini: Ukraina do shkatërrohet më shumë!
Autori: Gazeta inFokus
13:07 | 22 Prill 2024
Drita e parë jeshile për paketën amerikane të ndihmës për Ukrainën, në Perëndim shumë morën frymë të lehtësuar.
“Ky është një mesazh i mirë që Dhoma e Përfaqësuesve e mori vendimin vendimin për mbështetjen e mëtejshme financiare të Ukrainës me armë. Së bashku me mbështetjen europiane ky është një mesazh shumë i qartë për Vladimir Putin”, tha Scholz.
“Kjo na bën ne të gjithëve më të sigurtë, në Europë dhe në Amerikën e Veriut”, shkroi në platformën X edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg. Rusia sakaq, e dënoi vendimin, të cilin zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov e përshkroi si të pritshëm dhe të parashikueshëm. “Këto ndihma do t’i bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më të pasura, ndërsa do ta shkatërrojnë akoma edhe më shumë Ukrainën, dhe do të shtojnë numrin e viktimave ukrainase”, u shpreh Peskov.
Zëdhënësi paralajmëroi edhe njëherë SHBA të heqë dorë nga konfiskimi i pasurisë ruse, duke theksuar se nëse kjo ndodh vërtet, Moska nuk do të qëndrojë duarkryq. Me miratimin e 61 miliardë dollarëve ndihma për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikane votoi në fundjavë edhe për konfiskimin e vlerave të pasurive të ngrira ruse për të financuar rindërtimin në masë të madhe të Ukrainës. Projektligji kërkon tani edhe aprovimin e Senatit, por ai është praktikisht i garantuar.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































