SHBA njofton se do të dyfishojë vizat e punës, vendet që do përfitojnë

Autori: Gazeta inFokus
18:01 | 13 July 2022
SHBA do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme për punëtorët nga Amerika Qendrore dhe Meksika, tha Shtëpia e Bardhë të martën pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi takimin e tij të dytë kokë më kokë me Presidentin e Meksikës, në më pak se një vit.
Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar mbi emigracionin, sigurinë, inflacionin dhe sfidat që shtrihen përtej Amerikës së Veriut. Anita Powell e Zërit të Amerikës raporton nga Uashingtoni.
Presidenti meksikan është kthyer në kryeqytetin amerikan, për të dytën herë brenda një viti. Zoti Lopez Obrador, në fund të vitit të kaluar u takua me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për një samiti trepalësh që përfshinte edhe Kanadanë.
Të martën, udhëheqësi i majtë meksikan u takua kokë më kokë me zotin Biden në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Obrador e pranoi se shtetet fqinje nuk kanë rënë gjithmonë dakord.
“Pavarësisht nga dallimet dhe ankesat tona që nuk harrohen lehtë, megjithatë ne kemi qenë në gjendje të takohemi dhe të punojmë së bashku si miq të mirë dhe aleatë të vërtetë”, tha Presidenti meksikan Obrador.
Zoti Biden u përpoq gjithashtu të qetësonte atë që shumë vëzhgues e panë si një ftohje mes të dyve, pasi udhëheqësi meksikan nuk mori pjesë në një samit rajonal të organizuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni vendosi të mos ftojë udhëheqësit e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës, duke thënë se vetëm demokracitë e meritonin të përfshiheshin.
“Kjo është një marrëdhënie që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve tanë. Dhe pavarësisht titujve të fryrë të lajmeve që ne shohim ndonjëherë, ju dhe unë kemi një marrëdhënie të fortë dhe produktive”, tha Presidenti amerikan Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ata po e forcojnë këtë marrëdhënie duke dyfishuar numrin e vizave të përkohshme për emigrantët e Amerikës Qendrore.
“Ne e dimë se nëse duam të zvogëlojmë numrin e njerëzve që emigrojnë në mënyrë të parregullt duke u mbështetur në rrjete kriminale të kontrabandës, ne duhet të zgjerojmë numrin e rrugëve ligjore”, tha këshilltarja për emigracionin në Shtëpinë e Bardhë, Katie Tobin.
Por ish-ambasadori i Meksikës në SHBA vlerëson se kur zoti Obrador kandidoi në vitin 2018 për president, fokusi i tij ishin çështjet vendore. Ish ambasadori Arturo Sarukhan foli për Zërin e Amerikës nga Londra duke theksuar se zoti Obrador në katër vitet e presidencës së tij ka bërë vetëm 4 udhëtime jashtë vendit, 3 prej të cilave ishin në Uashington dhe njëri në OKB, në qytetin e Nju Jorkut.
“Mendoj se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme në lidhje me këtë takim në Uashington, është angazhimi i Presidentit Biden për t’u siguruar që marrëdhëniet SHBA-Meksikë të qëndrojnë në një nivel normaliteti”, u shpreh zoti Sarukhan.
Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë zgjedhje presidenciale që çdo 12 vjet rastisin në të njëjtin vit. “Eklipsi” i radhës për zgjedhjet presidenciale SHBA-Meksikë do të jetë në vitin 2024, pas të cilave pritet të kuptohet më qartë edhe trajektorja e marrëdhënieve mes të dy vendeve./VOA
Të tjera
-
Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë
Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 g...
-
Sindikata e Policisë: IPK arrestoi policë pa siguruar prova
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policor...
-
Policia gjobit dy shoferë për përdorim të alkoolit në Ferizaj
Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët s...
-
Hyn në fuqi rregullorja e Kuvendit, Kurti: U kalua testi i demokracisë
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës...
-
VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten
Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti ...
-
Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit: Njohja nga ky shtet e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritu...
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesi...
-
Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me...
-
“Paranojak e intaçor”, Memli Krasniqi shpërthen ndaj Kurtit: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryemin...
-
Kamionët e kujt janë përdorur për barrikada në veri të Kosovës?
Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën...
-
Nxito dhe abonohu! Loja shpërblyese nga Nimi TV vazhdon! Me 10 Gusht ne Klan Kosova shpallja e fituesit të dytë !
Loja shpërblyese e Nimi TV e udhëhequr nga prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea...
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim të policisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 23 vjeçar në Ferizaj i cili ishte në kërki...