SHBA njeh Bilall Kasamin si kryetar të Lëvizjes BESA
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/01/bilall-kasami-levizja-besa-780x439.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:43 | 27 January 2018
Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka marrë ftesë personale nga autoritetet shtetërore amerikane, që të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në Uashington të SHBA-ve, ku merr pjesë edhe kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Tramp.
Kasami do të jetë në mesin e përfaqësuesve të kreut shtetëror në Maqedoni që do të marrin pjesë në lutjet e mëngjesit në Uashington.
Lutjet e mëngjesit organizohen çdo vit, ndërsa Kasami në SHBA do të marrë pjesë nga 6 shkurti deri më 11 shkurtë, dhe do të qëndron në Washington dhe Çikago, ku sipas burimeve brenda kabinetit të liderit të Lëvizjes Besa, kryetari Kasami do zhvillojë takime me kongresmen, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës.
Pjesë e lutjeve të mëngjesit nga Maqedonia do të jenë edhe deputeti Grubi, bashkë me Kiracovskin e LSDM-së dhe Gjorçevin e VMRO-së.
Këtë vit do të marrin pjesë përfaqësues të 140 shteteve të Botës.
Kryeministri Zaev akoma nuk ka vendosur nëse edhe ai do të shkoj apo jo në këtë ngjarje edhe pse edhe ai është i ftuar, kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk është i ftuar. Veç ceremonisë qendrore të cilën do ta hap presidenti Tramp, organizohen edhe një sërë ngjarjesh dhe aktivitetesh si plotësim të tërë manifestimit./Medial.mk
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_1-8.jpg)
Të tjera
-
Çitaku paraqitet sot në një konferencë për medie
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban...
-
Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1.5 km, përditësimi i fundit nga pikëkalimet kufitare
Pritjet po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë e kolona ka arritur në 1 mijë e 500...
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...