SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus
09:14 | 22 February 2021
Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.
Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.
Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.
Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit – disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.
Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.
Në Gjermani, izolimi i pjesshëm që nga nëntori ka ndihmuar në rënien e rasteve në javët e fundit, kanë thënë autoritetet atje.
Si kudo tjetër në BE, fushata e vaksinimit në Gjermani është duke shkuar ngadalë, për shkak të pengesave në furnizim.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Qeveria ka planifikuar të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut.
Më shumë se 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri tani dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit – ose pothuajse një në tre të rritur.
Koronavirusit ka prekur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën.
SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.
Të tjera
-
Sa i kushtuan drekat zyrtare Driton Selmanajt?
Për nëntë muaj qeverisje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj së ...
-
Mesazhi i Albin Kurtit për 8 mars
Kreu i Lëvizjës Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Grua...
-
Daçiq e ka një kusht për t’u ulur në tavolinën e dialogut me Albin Kurtin
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia kurrë nuk ...
-
A do të numërohen edhe mbi 9 mijë zarfe me vota nga diaspora, ky është vendimi
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëve...
-
“Iu vihet dryni” Ambulancave Familjare në Drenas për shkak të mungesës së mjekëve
Qytetarët në komunën e Drenasit nuk mund të marrin shërbime shëndetësore nëpë...
-
Vodhi 1.500 euro në një pompë derivatesh, gjykata merr vendim
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kë...
-
Maqedonia e Veriut shtrëngon masat anti-Covid, nga e mërkura do të aplikojë orën policore
Nga dita e mërkurë, Maqedonia e Veriut do të shtrëngojë masat për mbrojtje ng...
-
Dërguti: Patriarkët kundër patriarkatit
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë është shë...
-
Kthehet në Kosovë kuzhinieri i lënduar nga shpërthimi në restorantin “Steak House” në Ferizaj
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në Aeroportin Ndërk...
-
Ky është kosovari më i ri që humbi jetën nga COVID-19
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 edhe 6 qytetarë, shkruan G...
-
Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 587...
-
Raporti i fundit: 6 të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19
Numri i rasteve të infektuar në Kosovë brenda 24-orëvë të fundit është 587 pe...