Lajme

SHBA ndihmon Policinë e Kosovës kundër materialeve bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 25 May 2017

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-ve dhe Policia e Kosovës.Sipas njoftimit, qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera