SHBA ndërmerr sulme në Siri kundër objektit të përdorur nga Irani

Autori: Gazeta inFokus
08:06 | 09 November 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme kundër një magazine armësh në Siri të mërkurën. Pentagoni tha se objekti përdorej nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupet e lidhura me to. Kjo është hera e dytë në javët e fundit që forcat amerikane ndërmarrin sulme.
Ndërsa shtohen tensionet lidhur me luftën e Izraelit kundër Hamasit, trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit nga forcat e mbështetura nga Irani. Dyzet e pesë trupa amerikane kanë pësuar lëndime.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha përmes një deklarate se sulmet u kryen nga dy avionë luftarakë amerikanë F-15 dhe ishin reagim ndaj sulmeve të fundit kundër forcave amerikane. Zoti Austin tha se sulmet kundër trupave amerikane duhet të ndalen.
“Nëse vazhdojnë sulmet kundër forcave amerikane nga grupet e lidhura me Iranin, ne nuk do të hezitojmë të marrim masa të tjera të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”, shtoi zoti Austin.
Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtria kishte vëzhguar objektin në provincën Deir al Zor për disa kohë dhe ishte i bindur se nuk kishte viktima civile.
Shtetet e Bashkuara kanë 900 trupa në Siri dhe 2500 të tjera në Irakun fqinj, me një mision për të këshilluar dhe ndihmuar forcat lokale që përpiqen të parandalojnë rilindjen e Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 mori një pjesë të madhe në të dy vendet, por më vonë u mund.
Ekziston një shqetësim në rritje se konflikti Izrael-Hamas mund të përhapet në Lindjen e Mesme dhe bazat amerikane të bëhen objektiva sulmesh.VOA

Të tjera
-
Vdes ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi
Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi. Lajmi u bë i ditur n...
-
Në çfarë gjendje shëndetësore është Donald Trump? Dalin analizat nga Shtëpia e Bardhë
Presidenti i SHBA’së, Donald Trump është “plotësisht i aftë” për të kryer det...
-
Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e javës së ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur java e ardhshme do të ket...
-
Serbia ankohet pasi Sudani njohu Kosovën
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar pasi së fundmi Sudani njoh...
-
A do ta ketë VV’ja mbështetjen nga opozita për kryeparlamentarin? Flet Lekaj
Pal Lekaj, nga AAK, ka komentuar mundësinë e votimit të opozitës për kryeparl...
-
Maqedonci vazhdon takimet në Turqi: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, n...
-
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë a*mët në brez
Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë...
-
Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Kras...
-
Adriatik Kelmendi: Reagimi qytetar ndaj një shuplake më shumë se për shtrenjtimin e rrymës
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e tepru...
-
Trump: Bisedimet me Iranin po shkojnë mirë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se bisedimet me Iranin për pr...
-
Të dhënat e BE-së: Serbia ndër vendet më të varfra në Evropë
Pavarësisht pretendimeve të shpeshta nga presidenti serb Vuçiq se Serbia ësht...
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
Mira Murati nis revolucionin në inteligjencën artificiale me një financim amb...