Lajme

SHBA: Mlladiq dhe Karagjiq janë kriminelë lufte, s’ka mohim e mural që e ndryshon këtë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 14 April 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë me disa fotografi të publikuara të ambasadorit Michael Murphy në kompleksin memorial.

Në një postim në Twitter, SHBA thotë se komandantët serbë që udhëhoqën gjenocidin ndaj boshnjakëve civilë janë kriminelë lufte dhe nuk janë heronj nga asnjë perspektivë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta harrojnë kurrë gjenocidin e Srebrenicës të kryer nga elemente të ushtrisë së Republikës Srpska nën komandën e Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karagjiqit. Mlladiq dhe Karagjiq janë kriminelë lufte, jo heronj. S’ka mohim, as mural e as monument që mund të ndryshojë këtë”, ka shkruar ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera